Site icon Telegrafi

Molliqaj: LDK mund ta rris, por edhe mund ta ndal të keqen

Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës mund ta ndal të keqen duke shkuar me Lëvizjen Vetëvendosje, ose ta rris atë duke shkuar prapë me PDK-në – siç kishte bërë më 2014.

“Besoj se LDK ka reflektuar”, shtoi ai, duke thënë më pas se beson se do të ecin tutje për një ndryshim në Kosovë.

Sipas Molliqajt, Albin Kurti do të jetë kandidati më i votuar në këto zgjedhje.

“LDK nuk është në gjendje të vë kushte, por as Lëvizja Vetëvendosje nuk po vë kushte”, shprehet ai duke shtuar se e konsideron si të madh dhe stabil një koalicion mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Klan Kosova/

Exit mobile version