Site icon Telegrafi

Molliqaj: Kurti dikur e quante Isa Mustafën argat të Serbisë, tash e respekton

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka shpërndarë një video që sipas tij tregon ndryshimin e qëndrimit të ish-bashkëpunëtorit të tij, Albin Kurtit, ndaj kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Molliqaj thotë se Mustafa nga ‘argat i Serbisë’ shndërruar në çkapës të shtetit.

Deputeti i PSD-së e ka cilësuar bashkëpunim jo-parimor atë të Kurtit me liderin e LDK-së.

“Shiheni bashkëpunimin jo-parimor në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Dikur ky i fundit ishte “argat i Serbisë”, kurse tash “çkapës i shtetit”. Dikur për Kurtin, Mustafa ishte i nënshtruar i Thaçit, mbrojtës i Jabllanoviçit, shërbëtor i Serbisë… kurse sot njeri “i respektuar” që “deshi ta ndryshojë Kosovën’”, ka shkruar ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, tash deputet i PSD’së.

Në fund, Molliqaj ka kërkuar që sa më shumë të shpërndahet video që sipas tij, tregon hipokrizinë e liderit të VV-së. /Telegrafi/

 

Exit mobile version