Site icon Telegrafi

Molliqaj kërkon zgjedhje të reja

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se dy partitë politike LVV dhe LDK e kanë dëshmuar se nuk mund të arrijnë një koalicion të shpresës por vetëm të zorit, prandaj sipas tij, zgjedhjet e reja janë alternativa më e mirë.

Këto komente, Molliqaj i ka bërë në Debat Plus të RTV Dukagjinit, transmeton Telegrafi.

“Më e arsyeshmja pas krejt këtyre që kanë ndodhë besoj që do të ishin zgjedhjet. Sepse në këtë situatë pa zgjedhje, çfarë do veprimi do të jetë harrnim, jo vetëm mes këtyre subjekteve por edhe një koalicion tjetër pa LVV-në, për bindjen tonë si PSD do të ishe i padrejtë dhe jo i dobishëm për Kosovën. Pas këtyre zhvillimeve që dy partitë politike thanë se do të bëjnë ndryshimin në Kosovë e shpërfaqën që nuk mund të bëjnë më ndryshime. Mendoj që është mirë t’i kthehemi elektoratit”, ka thënë Molliqaj.

Lexo po ashtu Molliqaj: Nëse arrihet koalicioni LVV-LDK nuk do të jetë koalicion i shpresës por i zorit

Molliqaj ka thënë se edhe nëse arrihet koalicioni LVV-LDK, Qeveria nuk do të jetë e qëndrueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version