Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas lajmit se nuk ka marrëveshje në mes LVV-së dhe LDK-së.
Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se LVV dhe LDK për më shumë se 2 vite me të drejtë kërkonin rrëzimin e qeverisë.
Ai ka shkruar se LVV dhe LDK nuk po duket të kenë asnjë dallim thelbësor nga qeverisja e kaluar.
Postimi i plotë:
Për më shumë se 2 vite, VV dhe LDK kërkonin – me të drejtë – rrëzimin e qeverisë. Për më shumë se dy vite premtonin që për opozitën e atëhershme krijimi i një qeverie të ndryshimit do të jetë shumë i lehtë ngase ata nuk prishen për pozita e për pushtet.
Por në fakt, VV dhe LDK nuk po duket të kenë asnjë dallim thelbësor nga qeverisja e kaluar:
1. Po dëshmojnë që për ta pozitat janë më të rëndësishme se sa temat konceptuale e qeverisëse. Asnjë mospajtim ta zëmë për arsimin, shëndetësinë, pensionet, ekonominë, etj, por mospajtime të patejkalueshme se kush po merr më shumë pushtet.
2. Po e lëjnë të vazhdojë keqqeverisjen e kaluar duke mos rënë dakord në mes vete. Prap, për pozita e pushtet, po lejojnë që të vazhdojë keqpërdorimi i buxhetit të shtetit nga qeveria në shkuarje.
3. Tash e 3 muaj po e mbajnë Kosovën peng të dëshirës së tyre për pushtet, njësoj siç dikur PDK-ja e mbante vendin të bllokuar për 6 muaj. /Telegrafi/