Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në një intervistë dhënë “Zërit”, ka shpjeguar fotografinë e tij me presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Bëhet fjalë për vitin 2000 ose 2001, ku unë kam qenë 15 ose 16 vjeçar, si nënkryetar i gjimnazit ‘Vëllezërit Frashëri’ në Deçan ku në atë kohë zotëri Thaçi kishte ardhur në një vizitë me mësimdhënës dhe gjimnazistë”, ka thënë ai. “Asnjëherë nuk e kam pasur idhull Hashim Thaçin, asnjë herë s’kam patur simpati të veçantë për të, sepse nuk e kam njohur për së afërmi”..
Në programin e ri të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se do të lejohen që të votojnë edhe 16-vjeçarët. I pyetur nga “Zëri” se a do të votonte atëbotë për Hashim Thaçin, Molliqaj është përgjigjur kështu. “Nuk e besoj, por nuk mund të flas tash për moshën time 16-vjeçare”!