Site icon Telegrafi

Molliqaj e sheh të rrezikshëm epitetin “baba” për Kurtin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka folur rreth sloganeve “baba” dhe “ideja”, që sot janë vënë para selisë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Molliqaj, duke u përgjigjur se kush është ‘baba’ dhe kush është ‘ideja’ ka kritikuar ashpër aktivistët e VV-së, të cilët i kanë vënë këtë epitet Albin Kurtit.

Madje sipas tij kjo është më e rrezikshme edhe se epiteti i shefit në PDK.

“I kam thënë Kurtit në prezencën e deputetëve të VV-së, ku aktivistët e thirrin Kurtin babë. Unë i kam thënë që është problem kjo thirrje, ma problem sesa shefi në PDK madje”, tha ai në Klan Kosova.

“ Njëherë njëri prej aktivistëve ka pyetur se kush ka zemra ma së shumti në VV? Aktivistët që kanë punuar në zyre kanë thanë baba. Baba për mua është shume e rrezikshme, një gjë e tillë”, ka thënë Molliqaj.

Ish-Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj gjithashtu ka theksuar se aktivistët e Tiranës kanë kontribuar shumë për këtë parti.

“Nuk janë aktivistët nga Tirana persekutuesit dhe ata edhe të tjerët veprimet i kanë bërë në bazë të veprimeve ideologjike”.

Molliqaj  ka thënë që nuk pajtohet me aktivistët nga Tirana aktualisht, por ata po sigmatizohen padrejtësisht.

“Këtu është roli i të gjithë njerëzve nga Tirana pasi ata janë të lidhur më shumë për idenë dhe personalitetin e Kurtit”.

“Ka qenë reagim i tepruar dhe i gutshëm dhe ka shkaktuar trazim në diskutim të brendshëm”, tha Molliqaj. /Telegrafi/

Exit mobile version