Ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratën e Aida Dërgutit bërë ndaj Albin Kurtit.
Molliqaj ka thënë se nuk pajtohet me shprehjen e Aidës.
“Nuk mendojë që duhet ta diskutojmë kush e qiti nga doli, ky nuk është problemi ynë sepse në të kundërtën do ta zgjidhnim brenda ditës. Unë mendojë se ato që ka thënë Aida janë ta papranueshme mënyra si ajo është shprehur ndaj Kurtit. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam përdor fjalë fyese, ofenduese”, ka thënë Molliqaj.
Ai ka thënë se kush do që ka ndonjë ofendim nga ai le t’i publikojë.
“Vetëm nëse një fjalë ofenduese del, atëherë unë automatikisht kërkoj falje dhe nuk merrem me jetën publike. Por nuk mendoj se duhet ta diskutojmë kush i publikoi – ai nuk është problemi kryesor”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj tutje ka thënë se në Vetëvendosje duhet të merret vendim për përdorimin e rrjeteve sociale.
“Duhet ta dimë si ne komunikojmë me aktivistët dhe si ata me ne. Nuk është metoda e duhur ajo që po bëhet me ofendime e linçime”, tha Molliqaj. /Telegrafi/