Cristiano Ronaldo Jr., djali i legjendarit portugez, ka mahnitur fansat e futbollit derisa realizon një goditje dënimi.
Pasardhësi i Cristianos stërvitet fort dhe demonstron një teknikë fenomenale çdo ditë që e bën atë të kujtojë në mënyrë të papërmbajtshme babain e tij.
Ronaldo Junior realizoi nga gjuajtja e lirë gjatë një seance stërvitore në Arabinë Saudite dhe videoja e një goditjeje të tij është bërë virale tashmë.
Talenti 13-vjeçar e kopjoi plotësisht të atin me qëndrimin e tij para goditjes së lirë, por edhe me goditjen e tij perfekte.
Topi përfundoi në qoshin e portës dhe portieri nuk pati asnjë mundësi për të pritur goditjen e tij.
Në rastin e Ronaldos është e qartë se thënia “molla nuk bie larg nga pema” është e vërtetë.
Duke marrë parasysh përkushtimin e Ronaldos për futbollin, nuk ka dyshim se ai do ta udhëheqë djalin e tij në rrugën e duhur dhe se Portugalia nuk duhet të shqetësohet për të ardhmen. /Telegrafi/