UEFA ka konfirmuar se përballja mes Moldavisë dhe Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve, do të zhvillohet në stadiumin ‘Ennio Tardini’ në Parma të Italisë.
Ballafaqimi i dy Përfaqësueseve nuk është i mundur të zhvillohet në Moldavi, shkaku që moldavët nuk e njohin ende shtetin tonë.
Takimi që parashihet të zhvillohet më 3 shtator në ora 20:45, u refuzua të organizohej nga Moldavia në njërin prej stadiumeve të tyre
Duke mos dashur të shkaktohet më shumë tollovi, UEFA vendosi që kjo sfidë të luhet në teren neutral, pra në Itali.
Grupi dhe lista e Moldavisë
Përveç me Moldavinë, Kosova është në grup edhe me Slloveninë dhe Greqinë.
Kujtojmë se Kosova bënte pjesë në Ligën D në sezonin e kaluar, gjersa në këtë edicion të dytë të Ligës së Kombeve garojnë në Ligën C.
‘Dardanët’ për këtë takim cilësohen si favoritë, pasi Moldavia të pesë ndeshjet e fundit ka pësuar disfatë.
Moldavia ka publikuar listën e gjërë prej 28 lojtarëve, u shihet se tre prej tyre nuk kanë ende skuadër.
Spikat emri i Ionita Arthur që luan te Cagliar në Seria A. Shumë lojtarë të Moldavisë luajnë në Superligën e Rumanisë.
/Telegrafi/