Telegrafi

Moldavia ia refuzoi hyrjen grupit të tifozëve të Partizanit të Beogradit

Policia kufitare e Moldavisë, ka konfirmuar se më 13 shkurt ia ka refuzuar hyrjen një grupi prej 12 tifozësh nga klubi serb i futbollit Partizan, që janë kthyer nga aeroporti.

Nga policia kufitare në Moldavi është bërë e ditur për Evropën e Lirë, se disa shtetasve të huaj i është refuzuar hyrja në Moldavi, me arsyetimin se nuk i plotësojnë kushtet për kalimin kufitar të shtetit, transmeton Telegrafi.

“Ata nuk kanë mundur të arsyetojnë qëllimin e udhëtimit të tyre në Moldavi, dhe nuk posedonin dokumentet e nevojshme lidhur me këtë”, është thënë nga policia moldave.

Lexo po ashtu Serbët e arrestuar në Moldavi për planifikim të grusht-shtetit me urdhër të rusëve, janë pjesëtarë të tifo grupit nga Beogradi - "Grobari"

Një grup i tifozëve serbë të klubit nga Beogradi, Partizani është kthyer sot nga Kishnievi në Beograd, pasi që u është kumtuar zyrtarisht vendimi se u është ndaluar hyrja në këtë vend.

Ata kishin udhëtuar në Moldavi, për të ndjekur ndeshjen e Partizanit kundër Sherifit nga Tiraspoli në Ligën e Konfederatave. /Telegrafi/