Site icon Telegrafi

Moisiu uron Kurtin për ardhjen në pushtet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë,  Alfred Moisiu.

Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se Moisiu i uroi Kurtit punë të mbarë në qeverisjen e vendit.

“Moisiu shprehu kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit dhe ardhjen në pushtet të opozitës, si një vlerë e re në fushën e politikës shqiptare. Ai nënvizoi se sfidat do të jenë të shumta dhe se terreni i vështirë kërkon ndershmëri dhe aftësi”, thuhet në njoftim.

Kurti shprehu, nga ana e tij, mirënjohjen për Moisiu, për pjesëmarrjen e ish-presidentëve në tryezat ndërkombëtare si dhe për rolin e tyre në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version