Telegrafi

Moise Kean vendos rekord në top pesë ligat evropiane me golin ndaj Bolognas (Video)

Juventusi fitoi ndaj Bolognas me rezultat 1-2 në Serie A.

Goli i fitores erdhi nga Moise Kean në minutat shtesë të takimit pas asistimit nga Miralem Pjanic.

Italiani 17-vjeçar u bë lojtari i parë që shënon në një ndeshje të Serie A, por që ka lindur në shekullin XXI.

Por, jo vetëm. Këtë gjë nuk e ka bërë asnjë lojtarë edhe në top pesë ligat evropiane.

Kean aktualisht është pjesë e Kombëtares së Italisë U17. /Telegrafi/