Telegrafi

Moise Kean largohet nga kombëtarja e Italisë

Kombëtarja e Italisë ka marrë një lajm aspak të mirë para ndeshje kualifikuese për në Kupën e Botës.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Moise Kean thuhet se është larguar nga skuadra e Azzurëve për shkak të një dëmtimi në muskuj.

Sky Sport Italia raporton se 21-vjeçari, i cili ka shënuar 11 gola në 20 ndeshje në Ligue 1 me gjigantët francezë këtë sezon, nuk do të jetë në dispozicion për kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës.

Mediumi zbulon se lojtari i Evertonit i huazuar te PSG do të kthehet në Paris pasi kishte pësuar një dëmtim të muskujve.

Kean është paraqitur tetë herë te Azzurrët deri më tani, duke kontribuar me dy gola. /Telegrafi/