Sulmuesi italian, Moise Kean, ka thënë se Juventusi nuk ka frikë nga askush në raundin e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pasi aty janë skuadra si Paris Saint-Germain dhe Atletico Madrid.
Sulmuesi shënoi sonte me kokë për Juventusin që mposhti Malmon (1-0), ndërsa ishte goli i parë për të në këtë garë për Juven.
Falë këtij rezultati dhe barazimit 3-3 mes Zenitit dhe Chelseat, Juventusi e kalon grupin si fitues.
“Është shumë e kënaqshme për ne që kalojmë si fitues të grupeve, tani kjo na jep motivim për të punuar edhe më shumë dhe për të qenë gati për fazat përfundimtare të turneut”, ka thënë fillimisht Kean për Sky Sport Italia.
Sulmuesi u pyet se kë donin të shmangnin Bianconerët në raundin tjetër të kompeticionit, përfshirë shokët e vjetër të Kean te PSG.
“Juventusi nuk i frikësohet askujt, ne jemi një ekip i madh dhe do të jemi gati për çdo gjë që na pret. Tani jam këtu në Juventus, ndihem në shtëpi”, nënvizoi italiani.
𝐌oise
𝐕aluable
𝐏layer#JuveMFF #ForzaJuve #JuveUCL pic.twitter.com/rhM4EXr9Mr— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) December 8, 2021
Italiani u shpall lojtari i ndeshjes nga UEFA për golin e tij kundër Malmos.
“Ky është vetëm fillimi, është një motiv i madh për mua që të punoj edhe më shumë dhe të jap më shumë për ekipin”, përfundoi ai. /Telegrafi/