Telegrafi

Moise Kean e refuzon Juventusin – vetëm PSG është në mendjen e tij

Juventus është i interesuar të sjellë Moise Kean përsëri në Torino, por raportohet se ai është i vendosur të largohet përgjithmonë nga Everton për Paris Saint-Germain.

Reprezentuesi italian ka gjetur formën jetësore të tij në Paris, duke shënuar 17 gola në 33 ndeshje konkurruese.

Raportime të shumta gjatë ditëve të fundit tregojnë se Juve po përpiqet të kthehet pasi ai u shit në Everton për 27.5 milionë euro plus bonuse në vitin 2019.

Sidoqoftë, të njëjtat burime gjithashtu bëjnë të ditur se nuk ka gjasa, sepse 21-vjeçari është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Ligue 1.

Aktualisht ai është vetëm si i huazuar, kështu që nuk ka asnjë mundësi për të blerë, dhe kjo duhet të diskutohet me Evertonin dhe agjentin Mino Raiola.

Ky çmim do të jetë rritur nga 27.5 milionë euro plus bonuse në gati 50 milionë. /Telegrafi/