Site icon Telegrafi

Moise Kean distancohet nga kërkesa e babait të tij për traktorët

Moise Kean. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Moise Kean është distancuar nga komentet e babait të tij, që ditë më parë tha se Juventusi ia ka borxh dy traktorë.

Biorou Jean e përsëriti kërkesën e tij të para dy viteve, por sulmuesi Kean i ka hedhur poshtë këto gjëra, duke i qëndruar besnik mamasë.

Lexo po ashtu Babai i Kean: Juve mi premtoi dy traktorë që të mos e lejoja ish-gruan ta dërgonte djalin në Angli dhe akoma nuk mi ka dhënë

“Traktorët? Nuk e di se për çfarë po flisni”.

“Nëse jam ai që jam sot, jam fal mamasë trime. Me këtë i kam thënë të gjitha”.

Moise Kean . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

“Kurrë mos e harro personin që u ka ushqyer”, ka thënë Kean.

Prindërit e 19-vjeçarit janë të ndarë që para disa vitesh. /Telegrafi/   

Exit mobile version