Site icon Telegrafi

Mohoi të ketë bërë ndërhyrje në fytyrë, klinika estetike i reagon Arbenitës: Nuk publikojmë foto false

Disa ditë më parë, një klinikë estetike ruse ndau në Instagram një fotografi të modeles Arbenita Ismajli para dhe pas, duke deklaruar se ka bërë ndërhyrje në fytyrë.

Megjithëkëtë, e dashura e Feros e kishte mohuar një gjë të tillë, duke u shprehur se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Pavarësisht kësaj, klinika në fjalë së fundmi i është përgjigjur ndjekësve në opsionin ‘pyetje – përgjigje’, derisa një prej tyre kishte të bënte me 22 vjeçaren shqiptare.

Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

“A postoni fotografi të dikujt që nuk ka qenë në klinikën tuaj? Arbenita Ismajli thotë se fotot e saj janë false?”, ka thënë një ndjekës.

Klinika shton se Arbenita ka kryer ndërhyrje dhe përgjigja e tyre ishte, “Nuk postoj foto të rreme, vetëm ato që i bëj vetë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Sido që të jetë, një reagim lidhur me këtë nuk është bërë akoma nga modelja shqiptare.

Mohoi të ketë bërë ndërhyrje në fytyrë, klinika estetike i reagon Arbenitës (Foto: Instagram)

Arbenita përndryshe është duke korrur suksese të mëdha në fushën e saj dhe njëherësh po e shijon në masë të madhe lidhjen me reperin, Fero. /Telegrafi/

Exit mobile version