Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, në fjalimin e saj mbyllës në Parlamentin Evropian, i bëri sot thirrje BE-së të hapë bisedime të reja dhe të përshpejtojë negociatat ekzistuese me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Unë besoj se do të ishte e nevojshme të shpejtoheshin dhe të investonim më shumë në negociatat e pranimit që tashmë ndodhin me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe në partneritetin tonë të fortë me ata që ende nuk janë një vend kandidat”, porositi Mogherini./kp/