Site icon Telegrafi

Mogherini: Shpresoj që vendet e BE të marrin vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Federica Mogherini është shprehur se shtetet anëtare të BE duhet të marrin vendimin e rëndësishëm për hapen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për mediat e huaja, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, tha se shpreson që negociatat të hapen sa më shpejt të jetë e mundur për dy vendet.

“Sot është pikërisht 1 vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Dhe unë mendoj se duhet ti kujtojmë vetes fuqinë e lidership-it dhe kurajës, si edhe hapat e rëndësishëm që janë marrë në Ballkanin Perëndimor. Shpresoj se shtetet anëtare do ta kujtojnë këtë duke marrë një vendim të rëndësishëm në ditët në vijim për hapjen e negociatave për të dyja Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresoj dhe besoj se duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Mogherini.

Exit mobile version