Site icon Telegrafi

Mogherini: Pavarësisht vështirësive, ka pasur përparim në bisedimet Prishtinë-Beograd

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka deklaruar për “Politico”, se pavarësisht të gjitha vështirësive ka pasur përparime në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ajo ka thënë se suksesin e saj më të madh e konsideron marrëveshjen bërthamore me Iranin, por ka përmendur se nuk mund ta harrojë punën në Ballkan, transmeton Telegrafi.

“Kemi përcjellë Greqinë dhe Maqedoninë Veriore në bisedimet e tyre deri në arritjen e marrëveshjes që ka zgjatur më shumë se njëzet vite. Dhe përkundër të gjitha vështirësive, po përparojmë në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të mund t’i japin fund konflikteve në Ballkan”, ka deklaruar Mogherini. /Telegrafi/

 

Exit mobile version