Site icon Telegrafi

Mogherini nesër do të raportojë për Maqedoninë

Pas vizitave të saj në Ballkan, përfaqësuesja e larët e Bashkimit Evropian për siguri dhe politikë të jashtme, Federica Mogherini, ka përsëritur qëndrimin e Brukselit se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është ndër prioritetet e gjeneratës aktuale të politikanëve, e jo të atyre të ardhshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ballkani gjithmonë ka qenë pjesë e Evropës, asnjë barrierë politike nuk do mundet ta ndryshojë këtë”, shtoi Mogerini. Ajo nesër do të raportojë para ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së për situatën në Ballkan përfshirë edhe Maqedoninë.

Lexo po ashtu Mogherini: Kërkoj nga presidenti që ta kthejë vendimin dhe ta ndajë mandatin

Gjatë vizitës së saj në Serbi, ajo nuk ishte mirëpritur pasi disa anëtarë të partisë radikale të Serbisë gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Serbisë gjatë gjithë kohës vërshëllenin dhe brohorisnin se Serbia nuk është e interesuar për Evropën./Telegrafi/

Exit mobile version