Telegrafi

Mogherini: Maqedonia tani ka detyra të reja që duhet t’i përmbush (Video)

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, gjatë vizitës së përbashkët me eurokomisionerin Johannes Hahn, në konferencë për shtyp tha se Maqedonia tani ka detyra të reja të cilat duhet t’i përmbush në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Maqedonia duhet të vazhdojë me realizimin e reformave dhe të bëjë hapat e radhës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu them se keni bërë hapa impresionues me fqinjët e juaj, sidomos në marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë. Sot do të kem takim me gjith kryeministrat e rajonit dhe nëse keni menduar se kjo ka qenë e vështirë, ju them se kjo situatë është normale në Ballkan dhe gjithë Evropën. Ju them se njerëzit e Evropës kanë shpresë dhe besim se mund të jetojnë së bashku”, tha mes tjerash Mogherini, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo ftoi që gjitha partitë të bashkëpunojnë rreth procesit reformues, pasi sipas saj, vetëm bashkëpunimi mes partive mund të çoj drejt realizimit të qëllimeve strategjike.

E pyetur nëse pret që Maqedonia të merr datë për fillimin e bisedimeve në muajin qershor, Mogherini tha se akoma nuk dihet vendimi që do të marrin shtetet anëtare të BE-së./Telegrafi/