Site icon Telegrafi

Mogherini: BE është tërësisht e përkushtuar ndaj Maqedonisë dhe rajonit

Vizitat e fundit të përfaqësuesve të lartë dhe zv.kryetarin e Komisionit Evropian dhe të eurokomisarit për politikë dhe fqinjësi të mirë, qartë tregojnë përkushtimin e plotë dhe të vazhdueshëm të BE-së për Maqedoninë dhe rajonin në përgjithësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë, siç informon raportuesui i AIM nga Athina, ka shkruar përfaqësuesja e lartë për siguri të BE-së Federica Mogherini në përgjigjen deri te europarlamentari dhe zv.kryetari i PE-së Dimitris Papadimulis, i cili ka dërguar letër në lidhje me situatën në Maqedoni më 4 maj 2017.

Në përgjigjjen e kthyer nga Mogherini, theksohet, se prania dhe përkushtimi i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie vitale për qetësinë dhe stabilitetin në rajon dhe përmirësimin e tyre ekonomik.

”Në këtë kontekst, BE ka shprehur gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë e re të Maqedonisë, e cila më ka bërë hapat pozitiv drejt stabilitetit me vendet e saja fqinje”, ka thënë Mogherini në përgjigje.

Ajo, gjithashtu, ka shtuar se, përfaqësuesit e BE-së në deklaratat e tyre, por edhe në kontaktet e drejtëpërdrejta me liderët politikë vazhdimisht paralajmërojnë se duhet të largohet çdo retorikë provokative, si brenda, ashtu edhe jashtë vendeve rajonale. /Telegrafi/

Exit mobile version