Besimi në procesin e zgjerimit të BE-së do të pësojë nëse nuk fillojnë menjëherë negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, tha në konferencë për shtyp Përfaqësuesja e Lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini.
“Të dyja vendet janë të gatshme, ato janë vende evropiane, nuk janë në kufirin e jashtëm të BE-së. Është në interesin tonë ta bëjmë Ballkanin Perëndimor pjesë të shoqërisë”, tha Mogherini.
Sipas saj, BE nuk duhet të heqë dorë nga instrumenti më i efektshëm për arritjen e paqes. Mogherini tha se shpresoj që vendet e BE-së do të marrin një vendim të mençur për të filluar urgjentisht negociatat.
Është paraparë që Këshilli i BE-së të shqyrtojë çështjen në seancën e nesërme në Luksemburg./Telegrafi/