Ish-drejtori gjeneral i Juventusit, Luciano Moggi, tani pjesë e Partizanit në Shqipëri, ka thënë se VAR ka pasur probleme në disa ndeshje, duke e cekur në veçanti ndeshjen Roma – Inter.
Moggi ka folur edhe për derbin mes Juventusit dhe Interit.
“VAR, ashtu siç është, ende nuk më ka bindur”.
“Rasti i Skriniarit kur bëri faul në Perottin, në ndeshjen Roma-Inter: ishte penallti, Giallorossët ishin duke fituar 1-0”.
“Orsato, që për mua është gjyqtari më i mirë, nuk dha penallti, por as Irrati që ishte i katërti nuk e lajmëroi përmes videos”.
“Të kthehemi aty ku filloi. VAR u instalua për t’i dhënë fund fjalëve, por nuk ka ndryshuar asgjë”.
“Kush do të fitojë në Derbin e Italisë? Juve, me dy gola diferencë”, e ka mbyllur intervistën e tij Moggi.
Juventus – Inter, zhvillohet tw shtunën nga ora 20:45. /Telegrafi/