Telegrafi

Moggi i tregon Juventusit çfarë të bëjë me Pogban

Ish drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, ka thënë se Zonja e Vjetër duhet të shes Paul Pogban, për të blerë Gonzalo Higuain dhe Hector Herreran.

Dikur i pari i Juventusit ka thënë që parat nga shitja e Pogbas duhet të investohen.

“Juventusi duhet ta shes Pogban menjëherë dhe ta blejë Higuainin”.

“Do të shkoja në Porto që ta blija Herraran dhe askush nuk do ta ndjente diferencën. Higuain është lojtarë vendimtar. E ka rastin që ta fitonte Ligën e Kampionëve”.

Lexo po ashtu Lojtarët që u larguan nga Juventusi pas Calciopolit dhe çfarë ndodhi me ata (Foto)

Moggi e kishte shitur Zinedine Zidane në 2001 për një shumë rekord prej 73.5 milionë euro.

Me ato para kishte blerë Gigi Buffon, Lilian Thuram dhe Pavel Nedved. /Telegrafi/