Site icon Telegrafi

Moggi i sigurt: Keita ka nënshkruar me Juven

Luciano Moggi është i sigurt, Keita Balde Diao ka nënshkruar me Juventusin.

Yllin e Lazion sipas ish-trajnerit të Zonës së Vjetër në sezonin e ri do e shikojmë në Torino.

“Keita ka nënshkruar me Juventusin, por marrëveshja ende nuk ka përfunduar”, ka thënë Moggi për Radio Crc.

Për anësorin kanë shfaqur interesim shumë skuadra angleze, por edhe spanjolle.

Çmimi i tij është rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version