Telegrafi

Moggi: Milik më i mirë për Juventusin, Icardi për Napolin

Luciano Moggi ka thënë se Arkadiusz Milik është më i përshtatshëm për Juventusin sesa Mauro Icardi.

Dy sulmuesit janë lidhur me Juven ditëve të fundit, por Moggi e ka të saktë mendimin se cili përshtatet më e mirë për bardhezinjtë.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por kur dëgjoj për Mauro Icardi, më duhet ta përjashtoj atë”.

“Nëse tani Gonzalo Higuain me dëshirë ulet në stol sepse Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo luajnë, imagjinoni Icardin …”.

“Me sistemin që përdor Juve, ai kurrë nuk do të luante dhe do të ishte gjithmonë një zgjedhje e dytë për Dybalan dhe Ronaldon, dy lojtarë që shënojnë shumë”.

“Icardi, me pak fjalë, nuk do ta shihte kurrë topin. Ai është shumë i mirë në zonë, por ai ka nevojë për lojë ekipore”.

“Ai do të ishte shumë më i përshtatshëm për Napolin. Është thënë që ai mund të shkojë te MilanI, por unë nuk di për këtë”.

“Milik është më i përshtatshëm për Juventusin, i cili ka nevojë për një prezencë në zonë. Nga ana tjetër, ai mund të vuajë për shkak të pranisë së Ronaldos dhe Dybalas, të cilët dëshirojnë të futen brenda zonës”, ka thënë Moggi.  /Telegrafi/