Moeen Ali dhe Adil Rashid e gjetën veten duke vrapuar për t’u mbuluar nga hedhja e shampanjës, derisa pjesa tjetër e bashkëlojtarëve filluan të festojnë pasi e fituan Kupën e Botës në Kriket të dielën e javës së kaluar.
Anglia fitoi turneun pasi e mposhti Zelandën e Re në një përballje dramatike, pasi të dyja ndeshjet kishin një rezultat të ngushtë (241 me 241-8).
Djelmoshat e Eoin Morgan morën fitoren për shkak të numrit të pikëve në lojë dhe ishte e qartë se ata po triumfonin në momentin kur Martin Guptill goditi topin final. Natyrisht pritjet e gjata përfunduan, pasi filloi festa me shampanjë, por që i bëri gjërat më tepër të vështira për Aliun dhe Rashidin.
Duke parë vetëm kapitenin e tij të ngritë trofeun, Jonny Bairstow vazhdoi t’i lagte me shampanjë shokët e tij të ekipit.
Derisa panë se çfarë do të bënte kapiteni i skuadrës, Aliu dhe Rashidi ikën nga podiumi për të mos u lagur nga pija alkoolike. Dyshja janë myslimanë të devotshëm, një fe që ndalon alkoolin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=7bQ6U4Hl3bI