Telegrafi

Modric i vendosur të largohet në janar, Reali gati të pranojë ofertat

Luka Modric (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Luka Modric pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit nga klubi i madh spanjoll, Real Madrid.  

34-vjeçari kroat ka mbetur mbrapa në listën e favoritëve të Zinedine Zidane këtë sezon, duke bërë vetëm dy ndeshje si titullar në të gjitha garat.

Kështu, Modric thuhet se është i vendosur të largohet në janar, ndërsa Los Blancos janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet diku tjetër.

Lexo po ashtu Tre yje të mëdha në listën e dëshirave të Milanit

Sipas mediumit italian Calciomercato, Mbretërit janë të gatshëm të pranojnë oferta në rajonin e 10 milionë eurove për mesfushorin kroat.

Modric pritet të largohet në janar (Foto: Getty Images/Guliver)

Tashmë interesim për transferimin e kroatit kanë shprehur dy klubet italiane, Interi dhe Milani, me Rossonerët që besohet të jenë destinacioni i tij i preferuar.

Kuqezinjtë nuk kanë dëshirë të shpenzojnë shuma të konsiderueshme për një lojtar të moshës mbi 30 vjeç, ndërsa interesim ka shprehur edhe Juventusi. /Telegrafi/