Luka Modric pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit nga klubi i madh spanjoll, Real Madrid.
34-vjeçari kroat ka mbetur mbrapa në listën e favoritëve të Zinedine Zidane këtë sezon, duke bërë vetëm dy ndeshje si titullar në të gjitha garat.
Kështu, Modric thuhet se është i vendosur të largohet në janar, ndërsa Los Blancos janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet diku tjetër.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Mbretërit janë të gatshëm të pranojnë oferta në rajonin e 10 milionë eurove për mesfushorin kroat.
Tashmë interesim për transferimin e kroatit kanë shprehur dy klubet italiane, Interi dhe Milani, me Rossonerët që besohet të jenë destinacioni i tij i preferuar.
Kuqezinjtë nuk kanë dëshirë të shpenzojnë shuma të konsiderueshme për një lojtar të moshës mbi 30 vjeç, ndërsa interesim ka shprehur edhe Juventusi. /Telegrafi/