Site icon Telegrafi

Modric: Do të doja ta fitoja Topin e Artë

Luka Modric (Getty Images)

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric pranon se do të donte të fitonte Topin e Artë këtë vit.

Modric është përmendur si një nga kandidatët kryesorë për të fituar çmimin më të madh individual në futboll.

Mesfushori kroat ka fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe ishte finalistë i Kupës së Botës me kombëtaren kroate.

Lexo po ashtu Modric shpallet 'Lojtari më i miri vitit' në Evropë

Këto arritje e kanë bërë Modricin të shpresoj dhe të jetë njëri nga kandidatët kryesor për Topin e Artë.

Modric u zgjodh lojtari i vitit nga UEFA

“Jam krenar për ta dëgjuar këtë lavdërim. Nëse ndodh me mua, aq më mirë”, ka thënë fillimisht Modric kur u pyet për çmimin e madh individual.

“Do të doja të fitoja Topin e Artë, por kjo nuk më ngulmon, nuk mendoj për këtë çdo ditë”.

Lexo po ashtu Ramos kundër Ronaldos: Modric e meriton ‘Topin e Artë’, por i jepet atyre që kanë më shumë marketing

“Për mua, gjëja më e rëndësishme është të mendosh se si të ndihmosh ekipin”, përfundoi ylli kroat.

Ndryshe, Modric e ka fituar çmimin e lojtarit të vitit nga UEFA dhe është në listën e ngushtë për lojtarin e vitit nga FIFA. /Telegrafi/  

Exit mobile version