Site icon Telegrafi

Modric rikthehet si titullar në Bernabeu ndaj Barcelonës

Luka Modric pritet që të jetë në 11-shen e parë të Real Madridit për sfidën kthyese ndaj Barcelonës që zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Real Madridi stërviti për herë të parë dje pas fitores në Camp Nou.

Ata që luajtën ndaj Barcelonës stërvitën me intensitet të ulët me përjashtim të Iscos, i cili bëri stërvitje tjera speciale.

Kovacic i cili u largua për shkak të një dëmtimi ndaj Barcës u stërvit bashkë me grupin. Kroati vuajti nga një lëndim i lehtë dhe nuk do të ketë problem që të jetë gati gjatë ditës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madridi

Edhe pse ai është gati, Kovacic pritet që të largohet nga 11-shja startuese për t’ia liruar vendin Modricit i cili rikthehet pasi tejkaloi suspendimin.

Stërvitja e të martës pritet të jetë vendimtare për Zidanen për të përcaktuar ata që do ët startojnë ndaj Barcelonës, teksa asnjë lojtar nuk shihet si i sigurtë dhe të gjithë mund të zëvëndësohen.

Theo, Nacho, Ceballos dhe Asensio mund të kenë rastin e tyre nëse Zizou vendos t’i njoftojë ata me ndjenjën e të qenurit titullar.

Në anën tjetër, suspendimi i Cristianos ia lejon Zidanes që të mbajë formacionin prej 4-4-2, një skemë që është treguar tejet efikase. /Telegrafi/

Exit mobile version