Mediat spanjolle raportojnë se mesfushori kroat, Luka Modric, e ka refuzuar ofertën për rinovimin e kontratës me Real Madridin.
Futbollisti më i mirë në botë ka kohë që ka lënë të ardhmen e tij në pikëpyetje.
Në verën e këtij viti, skuadra italiane, Interi, tentoi transferimin e tij, por që u refuzuan nga Real Madridi.
E gjithë kjo pasi klubi mbretëror e shihte si të pa-shitshëm mesfushorin kroat, duke e mbajtur në skuadër.
Sipas gazetës AS, Real Madridi tani ka bërë ofertën e parë në drejtim të Modricit për rinovimin e kontratës.
Por, kroati ka hedhur poshtë ofertën për një zgjatjen e marrëveshjes së tij aktuale, e cila do të përfundojë në vitin 2020.
Interi vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me fituesin e Topit të Artë 2018 dhe ata pritet të dërgojnë një ofertë tjetër për nënshkrimin e tij verën e ardhshme.
Megjithatë, Madridi mund të jetë i gatshëm të bëjë një ofertë të dytë për Modricin, e cila përfshin një paketë më fitimprurëse të pagës, pasi ata synojnë të mbajnë lojtarët e tyre të çmuar. /Telegrafi/