Telegrafi

Modric: Real Madridit nuk i intereson se cila skuadër i bie në short, qoftë edhe Liverpooli

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ishte pjesë e fitores ndaj Club Brugge, ku foli pas ndeshjes edhe për shortin që hidhet të hënën.

Ekziston mundësia që Real Madridi të përballet me Liverpool , që është kampion në fuqi.

“Nuk e di, nuk ka rëndësi se me kë përballemi,” ka thënë Modric për Movivar në intervistën e tij pas ndeshjes.

Club Brugge vs Real Madrid (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

“Do të jetë e vështirë, kushdo që të jetë. Nuk ka ndeshje të lehta kur avanconi nga grupi [në këtë fazë]”.

“Le të shohim, le të presim. Ne jemi të lumtur që kemi ecur para”, ka thënë ai.  

Luka Modric (Foto: Getty Images/Guliver)

Modric  e gjeti golin për 3-1 në ndeshje ndaj Brugge. /Telegrafi/