Luka Modric është rikthyer. Ai e ka rikuperuar formën e tij në muajin janar, duke kulmuar me Real Madridin, pasi mblodhi pothuajse të gjitha shpërblimesh individuale në vitin 2018.
Modric e ka filluar vitin 2019 mirë, ashtu siç jemi mësuar me të, kombinim i lojës së bukur me fitore.
Ka pasur një ndryshim taktik në klub, ku ai po luan një rol të ri, më shumë se një nr. 10.
Ngarkesa e madhe pas Kampionatit Botëror, ku Kroacia shkoi deri në finale, u desh të pritet muaji janar që kroati ta gjejë formën.
E njëjta gjë ndodhi në vitin e tij të parë në Real Madrid , kur para-sezoni i tij u ndërpre nga transferimit që shkoi në atë kohë ‘luftë’ mes Los Blancos dhe Daniel Levy të Tottenhamit.
Nuk luajti mirë deri në mars, kur në një ndeshje në Old Trafford ai e fitoi shpërthimin. Kjo u përsërit këtë vit, kur vera e tij u zgjat, dhe arritja në finalen e Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Botës, e lodhën atë.
Përveç kësaj, Modric ka një veçori, pasi pavarësisht lodhjeve, ai dëshiron të luajë më shumë për të arritur formën e tij më të mirë.
Julen Lopeteguin kishte problem me këtë situatë, pasi ai nuk e fuste në fushë, kur nuk ishte në formë.
Tani, kjo është në të kaluarën, pasi forma e tij është afër nivelit optimal, sepse ai luan më shumë dhe e bën këtë me liri dhe besim. Modric ka shënuar tre gola në shtatë ndeshjet e fundit. Tre gola dhe dy asistime janë shifrat e tij në muajin e fundit.
Në ndeshjen kundër Sevillas , ai u rrit për ekipin kur ai ishte i nevojshëm më së shumti dhe e kurorëzoi performancën me një gol në fund.
Përveç ndeshjes kundër Viktoria Plzen në Santiago Bernabeu, që ishte paraqitja e tij më e mirë e fushatës me 66 kalime në gjysmën tjetër të fushës me top, tetë pasim në zonë.
Argjentinasi Solari, do që fituesi i ‘Topit të Artë’ të luajë me më shumë liri dhe që të hyjë në zonë. Rezultatet janë të dukshme, duke i parë edhe hartat e nxehtësisë për ndikimit në ndeshjet e fundit.
Kjo ndodhi pas reflektimit të tij, kur humbën nga Real Sociedadi, ku edhe ekipi ka reaguar.
Që atëherë, Madridi ka fituar me Modric që është kthyer në formën e tij dhe gjendet gjithkund. /Telegrafi/