Telegrafi

Modric: Në Cardiff kemi bërë historinë, Ronaldo makineri

Mesfushori i Real Madridi, Luka Modric, ka folur pas triumfit në finale të Ligës së Kampionëve.

Kroati ka thënë se kur lojtari luan mirë është i pamposhtur, ndërsa ka lavdëruar edhe Cristiano Ronaldon.

“Zidane ka kënaqur nevojat e çdo lojtari. Në Cardiff kemi bërë diçka të madhe”.

“Ronaldo? Është një makineri, është vendimtar kur është i nevojshëm. Kur Reali luan kështu është e pamundur të mposhtet”, ka thënë Modric për Sportske Novosti.

Ky ishte titulli i 12 për Los Blanos në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/