Telegrafi

Modric më i miri, Ronaldo e merr Topin e Argjendtë

Real Madridi fitoi me rezultat 1-0 ndaj Gremio në finale të Kupës së Botës për Klube.

Me të përfunduar ndeshja u ndan edhe çmimet e më të mirëve.

Topin e Artë dhe çmimin kryesor të kësaj gare e fitoi Luka Modric.

Ndërsa, Cristiano Ronaldo e fitoi Topin e Argjendtë, kurse atë të Bronztë e fitoi Jonathan Urretaviscaya.

Real Madridi e fitoi çmimin për Fair Play (për sjellje/lojë të ndershme). Çmimi u tërhoq nga Sergio Ramos, gjë që duket paksa e çuditshme, duke ditur se spanjolli njihet për lojë të ashpër.

Golin e vetëm në finale e shënoi CR7, i cili shënoi dy gola në këtë garë në vitin 2017. /Telegrafi/