Telegrafi

Modric edhe më magjik me numrin 10, Fellaini ‘viktima’ e parë e kroatit (Video)

Real Madridi humbi nga Manchester Unitedi me anë të penalltive në turneun miqësor International Champions Cup.

Në këtë takim një nga më të mirët ishte Luka Modric.

Lexo po ashtu Unitedi mposht Realin me anë të penalltive (Video)

Kroati duket ishte i motivuar nga numri 10 që mbante në shpinë dhe kjo ishte hera parë për atë si lojtar i Los Blancos.

Modric për një moment tregoi klasin duke dribluar Marouane Fellainin, por fatkeqësisht nuk ishte asnjë lojtar i Realit i vendosur mirë në zonë për ta shndërruar në gol.

Golin e vetëm për klubin spanjoll në kohën e rregullt e shënoi Casemiro nga pika e bardhë. /Telegrafi/