Luka Modric ka luajtur rolin e kapitenit duke e qortuar brazilianin e ri Vinicius Junior pas një gabimi tek goli i pranuar nga Antoine Griezmann.
Real Madridi arriti të fitojë derbin e zjarrtë lokal ndaj Atletico Madridit me rezultat 3-1 në Wanda Metropolitano.
Megjithatë, loja ishte shumë e shpejt, e ashpër dhe nuk lejohej asnjë gabim pasi skuadrat do të ndëshkoheshin shpejt.
Kështu, ndodhi edhe tek goli i pranuar nga Real Madridi, ku shënues ishte francezi Griezmann për barazimin 1-1.
Ishte talenti brazilian, Vinicius, i cili humbi topin tek goli i francezit dhe ai mori një qortim të shpejtë dhe të furishëm nga kroati Modric.
Modric ishte dukshëm i mërzitur nga goli dhe u përpoq që brazilianit t’i bërtiste nga një distancë dhe t’i tregonte qartë se ai do të ishte shumë më i shpejtë në lëvizjen e topit dhe nuk duhet ta mbante aq shumë në këmbë.
Ndërsa të gjithë sytë ishin tek gjyqtari duke e konsultuar VAR-in nëse goli është i rregullt, Vinicius duroi një qortim nga numri 10 për më shumë se dy minuta.
Braziliani mori kritikat të shumta dhe Karim Benzema shpejt iu afrua Modricit për ta qetësuar dhe i thoshte se i riu kishte marrë kritika të mjaftueshme.
Modric u kthye dhe vazhdoi duke treguar zemërimin e tij, aq më tepër kur goli i Griezmannit u konfirmua si i rregullt. /Telegrafi/