Site icon Telegrafi

Modric e kishte të vështirë ta përballonte barazimin e Kroacisë ndaj Shqipërisë, ishin lojtarët shqiptarë që e ngushëlluan

Luka Modric e kishte të vështirë ta përballonte barazimin e Kroacisë ndaj Shqipërisë (2-2) në ndeshjen e raundit të dytë të Kampionatit Evropian.

Ai u ul në mes të fushës duke shtrënguar kokën dhe dukej se ishte në prag të lotëve, ndërsa lojtarët kuqezi e ngushëlluan.

Qazim Laçi dhe Klaus Gjasula i shënuan golat për kuqezinjtë, ndërsa Andrej Kramaric dhe një autogol i tanëve ishin golat e kroatëve.

 

Pas ndeshjes, Modric foli para mediave, duke e pranuar se në pjesën e parë ishin shumë dobët.

“Në pjesën e parë nuk bën asgjë. Ne u futëm sërish më keq në lojë, na shënuan gol dhe ishte e vështirë të luanim”.

“Në pjesën e dytë, trajneri bëri disa ndryshime dhe ishte shumë mirë deri në 5-10 minuta e fundit, ku ne nuk e di se për çfarë arsye u tërhoqën prapa dhe i lanë të na krijojnë dy mundësi nga kaosi dhe të shënojnë gol”, deklaroi kapiteni i kroatëve.

 

Modric shtoi se tashmë duhet të fitojnë ndeshjen e fundit ndaj Italisë për të parë pastaj mundësinë e kalimit të grupit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version