Përfaqësuesja e Brazilit fitoi me rezultat 2-0 në miqësoren ndaj Kroacisë të mbajtur në Anfield.
Ajo që vazhdon të komentohet ende nga tifozët në rrjete sociale dhe nga mediat, është takimi mes Luka Modric dhe Neymarit pas ndeshjes.
Ylli kroat i Real Madridit dhe braziliani i Paris Saint Germainit u takuan për të shkëmbyer fanellat.
Deri këtu nuk ka asgjë për t’u komentuar, por në fund Modric i tha Neymarit: “Ne po të presim ty”.
Këtu fjalë iu referuan një transferimi të mundshëm të ish-sulmuesit të Barcelonës te Reali.
https://youtu.be/4xALPV7a_MU?t=10
Neymar nuk tha asgjë, por vetëm i qeshi fjalëve të Modricit.
Në këtë takim Neymar u aktivizua në pjesën e dytë dhe shënoi gol, ndërsa goli tjetër u shënua nga Roberto Firmino. /Telegrafi/