Site icon Telegrafi

Modric dhe Marcelo dalin negativ me COVID, buzëqeshje te Real Madridi

COVID-19 ka shpërthyer të në Real Madrid, por tashmë Luka Modric ka dal negativ për herë të dytë, ndërsa edhe Marcelo gjithashtu ka rezultuar negativ në testin e fundit.

Modric dhe Marcelo ishin dy lojtarët e parë që u përjashtuan javën e kaluar për shkak të virusit, megjithëse kroati kishte rezultuar negativ përpara se Real Madrid të udhëtonte në Bilbao. Tani ai është testuar sërish negativ për herë të dytë.

Ka gjithashtu një lajm të mirë për lojtarët si Gareth Bale, Rodrygo, David Alaba dhe ndihmësin Davide Ancelotti , të cilët gjithashtu morën rezultatet negative të testit të enjten në mëngjes.

Real Madridin kthehet në aksion kundër Getafes më 2 janar dhe në minimum, Modric dhe Marcelo duhet të jenë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti .

Marco Asensio, Andriy Lunin dhe Isco janë ende në pritje të rezultatit negativ.

Real Madridi u ka kërkuar lojtarëve të tyre që të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë festave të Krishtlindjeve dhe kanë këshilluar që të mos largohen nga Madridi.

Nëse iu duhet të largohen, atëherë duhet bërë me masa ekstreme që të mos ketë probleme me testin PCR më 28 dhjetor, kur skuadra të kthehet në stërvitje. /Telegrafi/

Exit mobile version