Kompania Novitec ka modifikuar modelin F-12 N-Largo të Ferrarit, duke e përforcuar edhe më shumë modelin e famshëm italian.
Ndryshimet më të mëdha janë bërë në trupin e këtij modeli, pasi Novitec konsideronte se përforcimi në motorin e tij nuk është i nevojshëm, kur dihet se modeli N-Largo ka motor V12 me 770 kuajfuqi.
Modeli i përforcuar është variant “S” dhe do të ofrohet me numër të limituar. Vetëm 11 njësi janë prodhuar, duke e bërë kështu modelin edhe më agresiv dhe më kërkues.
Edhe pse performanca e modelit N-Largo S nuk është konfirmuar, vetura besohet se ka shpejtësi maksimale deri në 350 kilometra në orë.