Derisa kjo makinë që mbushte me rrymë nuk lëshon asnjë tingull, është duke u modifikuar që të ketë tingull sa më të egër
Projekti Porsche Taycan ka sfida të pafundme, që kërkojnë angazhimin e madh të inxhinierëve dhe dizajnerëve, transmeton Telegrafi.
Megjithëse deri më tani, Porsche nuk e ka prodhuar ndonjë makinë elektrike, është koha që t’i përshtatet kërkesës së kohës dhe të nxjerrë një produkt, me të cilin do të rivalizojë me konkurrencën e fuqishme.
Gjatë kalimit të kohës, Porsche ka bërë përmirësime të shumta në Taycan, ndërsa ka kritika të vazhdueshme për shumë gjëra, në mesin e të cilave edhe për mungesën e tingullit në këtë makinë.
Në modelet e lansuara nga Porsche deri më tani, dëgjohet një zhurmë e egër dhe po aq e dashur, që tregon se brenda është një motor i fuqishëm, por çfarë ndodhë nëse nën kapak është vetëm një motor elektrik.
Inxhinieri i zërit dhe entuziasti i makinave nga Porsche, Tobias Hillers është duke punuar që Taycan të lëshojë tingull zë njëjtë me modelin 911, por që i përshtate makinave elektrike të kësaj kohe. /Telegrafi/