Telegrafi

Moderatorja Arjola Shehu përgënjeshtron thashethemet për pagën e saj

(Foto: Instagram/Arjola_Shehu)

Ditë më parë në mediat shqiptare kanë qarkulluar thashetheme se prezantuesja e njohur, Arjola Shehu, përfiton 100.000 euro në vit.

Në fakt e gjitha nisi nga një deklaratë e saj në emisionin Thumb, ku ajo ishte pyetur në lidhje me rrogën e saj.

Moderatorja e emisionit Kush vjen për Drekë kishte bërë shaka duke thënë se rroga e saj ishte shumë e lartë saqë kapte shifrën gjashtëshifrore.

Kjo deklaratë ka mjaftuar që të përhapen spekulime në lidhje me pagën e lartë të Arjolës.

Prezantuesja e ka bërë një postim në InstaStory për të sqaruar se paga e saj nuk është 100 mijë euro në vit dhe se e gjitha ka qenë shaka.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Arjola Shehu

“Nxjerrë komplet nga konteksti! Ndjeva detyrimin ta sqaroj sepse pashë që shumë portale ishin keqkuptuar me deklaratën time, e cila ka qenë në kuadër të humorit dhe shakasë (çështje montazhi)”.

“Detajet financiare mbeten private”, ka shkruar Arjola. /Telegrafi/

(Foto: InstaStory/Arjola_Shehu)