Site icon Telegrafi

Moderatori Fis Juniku të premten i bashkohet banorëve të Big Brother VIP Kosova

Foto: Fis Juniku/Instagram

Këtë të premte shtëpia e Big Brother VIP Kosova do të mbushet me disa banorë të rinj.

Telegrafi ka mësuar nga burime pranë spektaklit se një nga emrat e rinj që pritet t’i bashkohet aventurës së famshme është moderatori i emisionit “Barber Shok”, Fisnik Juniku.

Krahas Fisit, pritet që mbrëmjen e së premtes të ketë edhe të tjera hyrje të reja.

Foto: Fis Juniku/Instagram

Fisi përveçse moderator i emisionit që vë në fokus hip-hop kulturën e vendit, ka qenë më parë edhe basketbollist si dhe është organizator i eventit “3×3 Prishtina”.

Ndërkohë teksa banorë të rinj pritet të futen, një tjetër do të largohen nga shtëpia më e famshme e momentit.

Njëri prej banorëve të nominuar të kësaj jave, mes Vivienit, Edonit, Gjonit dhe Andit, do t’i japë përfundimisht lamtumirën ëndrrës së madhe për të fituar çmimin e 200 mijë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version