Sonte (e premte) filloi edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova.
Pas suksesit të madh të ediconit të parë të këtij spektakli, edhe ky edicion ishte i shumëpritur nga publiku.
Edhe këtë herë spektakli do të jetë nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.
Të dy sonte hapën natën e parë duke u dukur tejet mahnitës.
Alaudini me një kostum të kaltër, e jonida me një fustan ngjyrë ari, u duken të shkëlqyer në këtë natë të pritur aq gjatë. /Telegrafi/