Telegrafi

Modelja Vinetria u vesh me Balenciaga në ndeshjen e basketbollit me Kanye West

Vinetria, për të cilën Page Six zbuloi ekskluzivisht se po takohet me  Kanye West, ishte veshur në Balenciaga për ngjarjen e parë publike të çiftit së bashku gjatë fundjavës.

Modelja, 22 vjeçe, u ul pranë West në ndeshjen debutuese të basketbollit të Donda Academy në Minneapolis, e veshur me një veshje krejt të zezë nga marka, e cila është e preferuara e West dhe gruas, Kim Kardashian.

Pamja monokromatike dukej se shfaqte një pallto të zezë dhe dollakë të kombinuar me një bluzë Balenciaga me logo dhe pantofla prej sateni me tegela.

Ndoshta Vinetria, për të cilën thuhet se është lidhur me reperin tash e disa kohë, tashmë po merr shenja stili nga i dashuri i saj i ri.

Lexo po ashtu Kanye West në lidhje me modelen 22-vjeçare, dalin publikisht gjatë një ndeshje basketbolli

Drejtoresha kreative e Balenciaga, Demna Gvasalia, është një nga bashkëpunëtorët e vjetër të West.

Duket se gratë e lidhura me West, veshin markën franceze të modës në një moment: Irina Shayk, me të cilën reperi u takua shkurtimisht këtë verë u pa e veshur me Balenciaga po ashtu. /Telegrafi/