Kur vjen fjala te moda, Bella Hadid ka një stil të veçantë, dhe pamja e saj e fundit nuk është përjashtim.
Duke e veshur një fustan të bardhë, të ngushtuar te beli, të kombinuar me buzë të kuqe, Hadid ka emituar një nga pamjet më të njohura të Marilyn Monroes.
Në “Bulgari Party” në Venice, të mbajtur këtë javë, ajo kishte zgjedhur një kostum të mahnitshëm. Ndërsa më poshtë, Telegrafi ju sjellë disa nga fustanet më të mira që ajo i ka veshur, e në të cilat zakonisht nuk ka hezituar ta shfaqë njërën këmbë.